Telegrafi

Kapësi australian i zvarranikëve gjen gjarprin të varur mes dy makinave

Një kapës australian i zvarranikëve i thirrur për ta hequr një piton nga prona e një banori e gjeti gjarprin “duke pushuar” në gomat e dy makinave.

Drew Godfrey nga kompania “Hervey Bay Snake Catchers” u thirr nga një burrë i qytetit Hervey Bay, i cili vuri re gjarprin e madh që i doli rrugës, transmeton Telegrafi.

Në momentin kur erdhi Godfrey gjeti gjarprin e shtrirë midis dy makinave të parkuara,

“Po pushonte në atë pozitë ku u shkrepën imazhet”, tha ai. /Telegrafi/