Telegrafi

Kapëset e rrobave, praktike në parandalimin e ngrirjes së fshesave të xhamit të veturës (Foto)

Mjafton vetëm nga një kapëse rrobash, të vendoset nën fshesat e xhamit të përparmë

Mëngjeset janë më të vështirat, iu ngrihen gomat për xhamin e veturës dhe duart nisin t’ju dhëmbin, sepse nuk lëvizin nga ngrirja, transmeton Telegrafi.

Në këto kushte të ftohti dhe ngrice, mund të kurseni kohën, pasi të keni vendosur më herët kapëset që e ndajnë fshesën prej xhamit.

Fotografia që po qarkullon në internet, është pëlqyer shumë prej shikuesve.

Bazuar në komentet që janë lënë, duket se kjo është gjëja më e lirë dhe efikase që mund të aplikohet. /Telegrafi/