Shumë shpesh marrëdhëniet në mes të SHBA-ve dhe Rusisë janë shikuar në bazë të analizës së ngjarjeve aktuale. Megjithatë, gjendja e tanishme me një ndërveprim të ndërsjellë është e përcaktuar nga faktorët e karakterit të përgjithshëm në lidhje me tendencat në zhvillimin e sistemit ndërkombëtar pas ndryshimeve në rendin e ri ndërkombëtar.
Deklaratat e ndryshme dhe fjalimet e bëra nga kryetarët e të gjitha vendeve,pastaj politikanëve dhe ekspertëve, janë konsideruar shpesh shumë emocionale, ose duke përjashtuar disa çështjeve themelore të zhvillimit ndërkombëtar të kohës, duke injoruar po ashtu edhe përvojën historike. të botës demokratike.
SHBA dhe Rusia e kuptojnë njëra-tjetrën në mënyrë të ndryshme të identitetit në botën demokratike bashkëkohore, si dhe politikat e tyre të ndërtuar mbi bazën e ideve dhe vlerësimeve. Kjo na bën të nevojshme që të shohim marrëdhëniet dypalëshe nga lart – nga niveli i rendit të ri të botës demokratike.
Gatishmëria e njëanshme e SHBA për t’i përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë si dhe për të përmirësuar marrëdhëniet e keqësuara ndërkombëtare dhe të sigurisë në përgjithësi, tregon qartë angazhimin e saj për një botë më të sigurt dhe me më shumë besim.
Përpjekjet e të dyja vendeve të rëndësishme në sferën e politikës ndërkombëtare, për të arritur një marrëveshje në lidhje me katër pika të rëndësishme si psh;
Zvogëlimin me këmbëngulje të numrit të armëve bërthamore nga të dyja vendet,
Çështja e Zgjerimit të NATO-s ,
Çështja e programeve raketore dhe mbrojtja kombëtare,
Çështja e përmirësimeve të proceseve demokratike dhe të proceseve tjera të Rusisë në rrafshin e partneritet perëndimor.
Marrëdhëniet e SHBA-ve dhe Rusisë janë bërë të tensionuara gjatë disa viteve të fundit,duke mos harruar fundin e Luftës së Ftohët, dhe fillimit të problemeve tjera të marrëdhënieve dhe së drejtës ndërkombëtare ndërmjet këtyre dy superfuqive botërore.
Tensionet gjatë kohës së Luftës së Ftohtë kishin karakterin e saj ideologjik të ndarjes së sferave dhe botërave si dhe të sistemeve. Kjo ishte koha kur në mënyrë të atillë që ndarja e botërave ideologjike kishte shpallur Rusin armike të bashkësisë ndërkombëtare karshi procesve demokratike dhe proceseve tjera zhvillimore.
Duhet nënvizuar në mënyrë të shkurtër periudhën e Luftës së Ftohtë e cila mbajti peng proceset e demokratizimit dhe të zhvillimeve paqësore si dhe të një bote më të sigurt duke mos hequr dorë nga vetëshkatërrimi i saj e cila ishte bërë mjaftë shqetësuese në këtë periudhë kritike për dy botërat ideologjike.
Emri i Luftës së Ftohtë lidhet ngushtë dhe ka të bëjë ekskluzivisht me luftën ideologjike në marrëdhëniet në mes SHBA-ve dhe Rusisë pas Luftës së Dytë Botërore.Çështja e Luftës së Ftohtë ishte dominimi i krizave të ndodhur me dekada në aspektin e çështjeve ndërkombëtare siç ishin kriza Raketave Kubane, pastaj Vietnami, Hungaria dhe Muri i Berlinit etj.
Ndërsa është për t‘u theksuar se Rusia e vitit 1917 është ajo e vitit 1945 e këndej duke përfshirë të gjitha vendet e që tani janë të ndara së paku në këtë mënyrë nga ky bashkim i rënë dhe rrëzuar historikisht. Vetë logjika e proceseve të asaj kohe e ka diktuar se SHBA dhe Rusia luftuan si aleatët gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjoja se marrëdhëniet e tyre pas luftës do të rezultonin të ishin më miqësore, por kjo nuk ndodhi kurrë dhe kurrë nuk u paraqit ndonjë vullnet për tu afruar konceptet e larguar në mes tyre historikisht.
Ishin disa nga shkaqet që filloi Lufta e Ftohtë; Frika e SHBA-ve nga sulmet komuniste, mospëlqimi apo antipatia e Trumanit ndaj Stalinit, shqetësimi i Rusisë nga bomba atomike amerikane, shqetësimi i Rusisë nga kapitalizmi, veprimet e Rusisë sovjetike në zonën e Gjermanisë, refuzimin e Amerikës për të ndarë sekretet bërthamore, zgjerimi i Rusisë në Evropën Lindore-perëndimore, thyerje e premtimeve, frika e Rusisë nga sulmi amerikan, nevoja e Rusisë për të siguruar kufijtë perëndimor, qëllimi i Rusisë për të përhapur komunizmin në botë.
Thjeshtë në atë kohë ishte i theksuar shumë e më shumë një thellim i mosbesimit ndërmjet këtyre dy botërave konceptesh dhe modelesh. Ndërsa ky mosbesim ekstrem ndërmjet këtyre dy vendeve ende edhe pas përfundimit të Luftës së Ftohtë më 1991 ekziston dhe po shkon ka rikthimi i këtij koncepti në tryezën e botës si një rikthim i historisë së një bote të errët e të ftohtë ideologjike, bindjesh e forcash provuese.
Në terminologji diplomatike Lufta e Ftohtë përdoret për të përshkruar marrëdhëniet në mes të SHBA-ve dhe Bashkimit Sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore. Këto dy vende me ndikim në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në mbarë globin, asnjëherë nuk luftuan me njëra-tjetrën -ngase pasojat do të ishin tepër të tmerrshme – por ata luftuan ideologjikisht për bindjet e tyre në emër të demokracisë dhe komunizmit, nga ana tjetër, kështu që këto vende me ndikim nuk e përfshinë veten e tyre fizikisht duke shmangur kështu një përplasje të drejtpërdrejtë e cila do kishte pasoja katastrofale po të ishte shndërruar në një luftë të nxehtë.
Megjithatë marrëdhëniet e tanishme sidomos në aty ka fundi i shekullit XX dhe fillimi i shekullit XXI e këndej ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë ishin përkeqësuar për shkak të zgjerimit të NATO-s ,si pjesë e garancisë ndërkombëtare e cila ka një rol të rëndësishëm në rrafshin e sigurisë ndërkombëtare, pastaj shembuj të tjera siç ishte çështja e Kosovës dhe statusi i saj i ri i një shteti të mbikëqyrur ndërkombëtar, në marrëdhëniet dhe të drejtën ndërkombëtare, planet strategjike të SHBA-ve për vendosjen e raketave mbrojtëse në Evropën Lindore, një vendim që u interpretua nga ana e Rusisë si strategjik dhe gjoja se provokim të terrenit të saj diplomatik e strategjik, por në fakt veprimi i SHBA-ve ishte dhe është një strategji e duhur, si për të mbrojtur Evropën por edhe kontinentet tjera.
Po të analizojmë qartë del se Rusia me sjelljen e saj tepër arrogante ndaj proceseve demokratike dhe atyre të një bote më të sigurt, e humbi reputacionin e saj duke iu kthyer kështu brutalitetit ndaj marrëdhënieve dhe së drejtës ndërkombëtare, dhe po ashtu duke aplikuar metoda centriste të së kaluarës staliniste arriti të ofronte Luftën e Ftohët te pragu i Kremlinit dhe Shtëpisë së Bardhë.
Emocioni i ri i shtetit Rus por me prapavijë të së kaluarës komuniste apo staliniste shkaktoi prishjen e ekuivalencës së marrëdhënieve ndërkombëtare, dhe afrimit kah Lufta e Ftohtë. Po ashtu mund të vërejmë se si SHBA dhe Rusia kanë ndërmarrë veprime që do mund të perceptohen si ndërhyrje në punët e njëra tjetrës duke mos parë assesi se deri në që masë janë oborret e tyre gjeostrategjike dhe gjeopolitike në rrafshin global.
Sidoqoftë duhet thënë se SHBA dhe Rusia kanë shumë gjëra të përbashkëta për të sfiduar dhe ecur drejtë qëllimit të përcaktuar ,p.sh. kur është fjala për agjendën e dy vendeve atëherë mund të vëmë re këto sfida të përbashkëta karshi proceseve globale; Lufta kundër terrorizmit islamik, pastaj paqja dhe stabiliteti në mbarë globin, globalizmi, ndryshimet e nevojshme gjeopolitike dhe gjeostrategjike karshi proceseve te reja në aspektin e së drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, çështja e rrezikut të armëve bërthamore etj.
Iniciativa e presidentit të SHBA-ve, Barack Obama, për të stimuluar më shumë bashkëpunimin në mes tyre është e një rëndësie të madhe për politikat e tyre të Sigurisë Ndërkombëtare ashtu që këto dy vende me ndikim në glob të kapërcejnë modelet e vjetërsuar dhe t‘i rreken politikës vepruese drejtë efektiviteteve te përbashkëta ndaj shumë çështjeve dhe problemeve që e kanë ngulfatur botën demokratike dhe atë në proces.
Kjo kohë dhe qasje e ndryshimit fondamental të marrëdhënieve në mes të SHBA dhe Rusisë do të ishte një parim që do i shërbente politikës globale dhe të sigurisë së përbashkët ndërkombëtare të botës demokratike. Me fjalë të tjera të dyja vendet me ndikim global duhet të përpiqen që të bëhen partnerë serioz në politikat e përbashkëta ndërkombëtare dhe të sigurisë, si dhe të jenë më të integruar dhe më të afërt në qëllimet e përbashkëta kundër terrorizmit,veprimi i të dyja vendeve do ta rriste potencialin dhe veprimin e tyre karshi rreziqeve dhe problemeve tjera ndërkombëtare, por gjithashtu do të ishte edhe një politikë e përbashkët e mençur dhe para së gjithash do kuptonin të dy këto vende me influencë se kanë ardhur nga një familje e përbashkët perëndimore dhe se duhet ta ndajnë interesin e përbashkët ndaj çështjeve dhe problemeve të globit.
Dhe krejt në fund mund të konkludojmë se koha për të ndreq pamjen në raportet ndërkombëtare si dhe në kuadër të marrëdhënieve qenësore ndërmjet dy vendeve me një ndikim të madh global është e domosdoshme dhe i shërben interesit të përbashkët të sigurisë dhe politikës ndërkombëtare.
Pastaj normalisht se dy vendet do ta zinin vendin e tyre të caktuar historikisht si dy popuj të mëdhenj siç do ta përshkruante edhe shkrimtari politik Alexis De Tocqueville mbi këto dy popuj me influencë të madhe në glob ”sot mbi dhe, ka dy popuj të mëdhenj, të cilët, duke u nisur nga pika të ndryshme, duket se përparojnë drejt të njëjtit qëllim; këta janë; rusët dhe amerikanët.
Të dy këta u rritën në errësirë dhe, ndërsa veprimet e njerëzve ishin drejtuar gjetiu, këta papritmas u vunë në radhën e parë të kombeve, dhe bota mësoi, thuajse njëkohësisht, për lindjen dhe madhështinë e tyre. Gjithë popujt e tjerë duket se pothuaj i kanë arritur caqet e rritjes që ua ka caktuar natyra dhe s’u mbetet gjë tjetër, veçse të ruajnë vlerat që kanë, kurse këta janë në rritje; nga të gjitha kombet e botës së vjetër, Rusia është ai vend popullsia e të cilit rritet më shpejtë, duke ruajtur përpjestimet…për ta arritur qëllimin e tij, amerikani mbështetet tek interesi vetjak dhe i lë të veprojnë lirshëm, pa ndonjë mbikëqyrje, forcën dhe arsyen e individëve.
Në një farë mënyre, Rusia përqendron tek një njeri i vetëm gjithë fuqinë e shoqërisë – njëri ka si mjet kryesor veprimi lirinë, kurse tjetri robërinë. Pikënisja dhe rrugët e tyre janë të ndryshme, megjithatë, duket sikur një qëllim i fshehtë i Perëndisë ka thirrur secilin prej tyre, që një ditë, të mbajë në duart e veta fatet e gjysmës së botës…”
Këto para se gjithash na bejnë të mendojmë aq shumë në mënyrë sugjestionuese dhe të habitshme, se vërtetë sot realiteti i shekullit XXI ka mbi krahë këto procese që ka cekur Tocqueville mbi të ardhmen e Amerikës dhe Rusisë në rrafshin global të politikës dhe sigurisë së përbashkët ndërkombëtare. Prandaj përpjekja për të ndrequr pamjen e tyre dhe marrëdhëniet e nevojshme të dy popujve me influencë gjeopolitike dhe gjeostrategjike do jetë një pikë kthese në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikës në përgjithësi.