Tre padi penale janë ngritur kundër dy qytetarëve të Shtipit të moshës 25 dhe 26, të cilët në periudhë prej tre muajve kanë kryer 13 vjedhje të rënda në rajonin e Komunës së Shtipit, duke shkaktuar dëme prej 940 mijë denarëve.
“Të paditurit në stacionin policor në Shtip me qëllim që të fitojnë pasuri të paligjshme, kanë kryer 13 vepra penale. Ata me forcë dhe mjete tjera kanë hapur dyer dhe dritare të shitoreve, fabrikave dhe ndërmarrjeve publike, prej ku kanë marrë mjete me vlerë dhe kështu kanë shkaktuar dëm të përgjithshëm prej rreth 940 mijë denarë”, tha Gordana Panajotova, zëdhënëse e SPB Shtip, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo theksoi se kryerësit e këtyre vjedhjeve të rënda njihen prej më parë në polici, ndërsa paditë penale janë dorëzuar në Prokurorinë Thelemore Publike në Shtip./Telegrafi/