Site icon Telegrafi

Kapen ushtarët që tentuan të rrëmbenin Erdoganin

Një grup i ushtarëve, të cilët dyshohet se janë përpjekur për të rrëmbyer presidentin turk, gjatë përpjekjes së dështuar për grusht-shtet, janë kapur në afërsi të Marmaris.

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan ishte në pushime në një vendpushim në jug-perëndim në natën e grusht-shtetit, por ishte larguar para se të bastisej hoteli i tij.

Sipas raportimeve, forcat speciale ishin arratisur në një zonë të pyllëzuar.

Që nga puçi i dështuar, Erdogani ka dhënë urdhërarrest për këta të dyshuar si pjesëmarrës, transmeton KosovaPress.

Dhjetëra mijëra persona janë arrestuar, shkarkuar apo pezulluar nga rolet e tyre në ushtri, gjyqësi, shërbim civil dhe arsim.

Exit mobile version