Të arrestuarit janë Shkumbin Tota, 23 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë, i cili kërkohej prej kohësh nga policia, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me gjashtë muaj burg për vjedhje.
Bashkë me Totën, policia arrestoi dhe një tjetër të kërkuar, po për vjedhje. Ilir Kola, 23 vjeç, është shpallur në kërkim nga policia e Fierit dhe është i dënuar nga Gjykata e Fierit me gjashtë muaj burg, për veprën penale të “vjedhjes”.
Në një tjetër operacion, policia e Tiranës ka arrestuar edhe 21-vjeçarin Karid Rungo, banues në Valias, Tiranë, po për vjedhje./Telegrafi/