Telegrafi

Kapen rreth 8 kg substancë narkotike në Vërmicë

Rreth 7.8 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë është parandaluar të futet në Republikën e Kosovës gjatë të dielës pasdite.

Rasti ka ndodhur në pikën kufitare në Vërmicë, teksa Dogana përmes një komunikate për medie ka dhënë edhe detaje.

“Dje rreth orës 16:20 në PKK Vërmicë është paraqitur vetura me targa kosovare e drejtuar nga një shtetas kosovar. Pasi që është selektuar nga ana e zyrtareve te doganës, është ndërmarr kontrolla në vijën e dytë dhe gjatë kontrollit në pjesën e brendshme të dyerve është hasur në substancë të dyshuar të llojit marihuanë me peshë 7.8 kg”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, personi i dyshuar është arrestuar nga Policia Kufitare në PKK Vërmicë dhe është njoftuar Njësiti i Antidrogës së Policisë së Kosovës për vazhdimin e hetimeve të mëtutjeshme. /Telegrafi/