Autoritetet policore italiane të qytetit të Ankonës, kanë vënë në pranga dy shtetas shqiptarë me inicialet I. T., 43 vjeç dhe J. M., 37 vjeç, me akuzën e trafikimit të drogës së tipit kokainë.
Ata u arrestuan në flagrancë dhe iu sekuestruan 8 kilogramë kokainë me një vlerë përftimi tregu deri në 1 milionë euro, si dhe iu sekuestruan mbi 20 mijë euro kesh.
Operacioni për kapjen e tyre nisi pas dyshimeve të një automjeti tip Seat Altea XL, me targa polake që qarkullonte në rrugët e Komunës së Senigallas.
Kokaina u gjet në automjetin e drejtuar nga shqiptari I. T.
Droga ishte fshehur në vende të modifikuar enkas poshtë sediljeve të pasme e nën bagazh, kokaina ishte paketuar në 7 pako me 1,150 kg secila.
Droga në shitjen me doza do të sillte një përfitim prej 1 milionë euro.
Gjithashtu në automjet u gjetën 5 mijë euro kesh e 3 aparate celularë.
Ndërsa në banesën e shqiptarit J. M. u gjetën të fshehura 15 mijë euro kesh, si dhe një aparat për të kapur pajisjet përgjuese.
Dy shqiptarët janë vënë në pranga në burgun e Montacuto e janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore. /Ora News/