Ekipi i peshkatarëve që po peshkonin në brigjet e Floridës së Shteteve të Bashkuara, kuptuan se e kanë zënë një peshk gjigant, kur vërejtën se kanë zënë diçka në grep.
Ata mbetën të befasuar, kur në barkë e nxorrën krijesën e njohur si peshk shpatë, me peshë prej 345 kilogramëve, që bësohet se është një prej më të mëdhave të kapur në këtë shtet, transmeton Telegrafi.
“Ky është një përbindësh deti, trupi tij është shumë i madh” ka thënë njëri prej tyre, teksa përpiqej ta nxirrte mbi sipërfaqe.
Megjithëse iu nevojitën tetë orë të mundimshme, derisa e nxorrën në barkë, ata janë krenarë që kapën një peshk me të cilin mund të thyejnë ndonjë rekord. /Telegrafi/