Site icon Telegrafi

Kapen mbi 300 pako drogë në një plazh në Libi, sipër mbanin fotografinë e Vladimir Putinit

Një sasi e madhe droge “të stampuar” me portretet e presidentit rus Vladimir Putin u la në plazh në një qytet bregdetar libian, raportoi të dielën gazeta Libya Observer.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia në Al-Marj në verilindje të vendit tha se 323 paketime hashashi, secila e mbështjellë me plastikë dhe me fytyrën e presidentit rus, ishin gjetur nga një banor vendas.

Ata nuk e zbuluan peshën e ngarkesës dhe thanë se ndoshta u hodh në breg pasi mbytjes së një varke që përmbante drogë kontrabandë.

Ndryshe, vetëm pak ditë para këtij zbulimi, banorët gjetën sasi të mëdha hashashi në plazhet e qyteteve libiane Talmitha dhe Boutraba.

Në vend të Putinit, këto pako ishin të stampuara me fotografitë e bosit famëkeq kolumbian të drogës Pablo Escobar. /Telegrafi/

Exit mobile version