Site icon Telegrafi

Kapen mbi 30 vozitës që s’kanë paguar në pikë pagesa, mes tyre edhe 9 policë

Policia e komunikacionit dhe Inspektorati shtetëror për transport, kanë kryer  kontroll te një pjesë e pikë pagesave që keqpërdorin ligjitimiet zyrtare me qëllim për të shmang pagesën në pikë pagesa.

Nga kontrolli është konstatuar se 31 vozitës kanë shkelur ligjin, ku nëntë prej tyre janë punësuar në MPB, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vozitësve ju janë shqiptuar dënime prej 200 eurove, ndërsa kundër policëve që kanë keqpërdorur ligjitimimet zyrtare do të ngrihet procedurë për përgjegjësi disiplinare./Telegrafi/

Exit mobile version