Telegrafi

Kapen mbi 25 mijë litra naftë kontrabandë

Dogana e Kosovës gjatë javës së kaluar por edhe gjatë kësaj jave, pas një pune operative ka arritur të lokalizoj, identifikoi dhe parandaloj kontrabandimin e derivateve në tri aksione të mirë organizuara.

Sipas një njoftimi, në aksionin e parë të organizuar njësite e doganës ka arritur të ndalojnë në rrugën Mitrovicë-Pejë, përkatësisht ne fshatin Banjë e Pejës një maune të dyshuar dhe dyshimet rezultuan reale pas kontrolli i cili zbuloj të montuar dy rezervuar të modifikuar special për derivate të naftës me kapacitet nga 10 mijë litra secili, të cilët ishin të mbushur plotësisht.

Mauna është sekuestruar, i dyshuari është intervistuar dhe pas konsultës me prokurorin e Pejës është proceduar kallëzimi penal ndaj të dyshuarit.

Po sipas njoftimit, aksioni i radhës ishte në Rajonin e Mitrovicës ku pas marrjes së informate dhe dyshimeve për transport ilegal të naftës, njësitë e Doganës kanë ndjekur një automjet Ford Tranzit i cili gjate tentimit për tu shmangur nga përcjellja kishte dale nga rruga kryesore ku dhe vozitësi e braktisë automjetin.

“Pas kontrollit është gjetur një rezervuar post-fabrikant i ndërtuar posaçërisht për bartjen e derivateve të kontrabanduar dhe ku gjendeshin rreth 4000 litra derivate te naftës. Edhe në këtë rast automjeti dhe nafta janë konfiskuar”, thuhet në njoftim.

Derisa në rastin e tretë, në rrugën Lipjan-Prishtinë njësitë e doganës kanë ndaluar për kontroll një kombi transportues ku gjatë kontrollit është konstatuar se ngarkesa në atë kombi ishte me mallra si: vaj motorik, vaj transmisionit dhe vaj i frenave në sasi totale prej 1116.5 litra – derisa për mallrat, transportuesi nuk posedonte asnjë dokument prandaj si i tillë i është nënshtruar konfiskimit.

“Rezultati i përgjithshëm i këtyre tri aksioneve ishte mbi 25 mijë litra derivate të konfiskuara, tri automjete të konfiskuara si dhe ngritjen e kallëzimeve penale për të dyshuarit”, thuhet në fund të njoftimit. /Telegrafi/