MPB njofton se janë ndaluar dy persona nga Kumanova për shkak se tek ato janë gjetur lëndë narkotike
“Me datë 22.02.2024 në ora 23:00 në Kumanovë, zyrtarë policorë nga Seksioni për Trafikim të Paligjshëm me Drogë dhe Armë në SPB Kumanovë kanë ndaluar A.N.(31) dhe N.A.(36), të dy nga Kumanova.
Gjatë kontrollit tek ata është gjetur kokainë, ndërsa më pas gjatë kontrollit në banesën e N.A. (36), të kryer me vendim gjykate, është gjetur kokainë, gjashtë peshore digjitale dhe disa fishekë.
Ata janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngritet kallëzimi përkatës”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/