Telegrafi

Kapen katër migrantë në Gjevgjeli, ishin fshehur në një vagon treni

Tentimet ilegale të kalimit të migrantëve nga Lindja e Mesme në drejtim të Evropës vazhdojnë të ndodhin në mënyra të ndryshme.

Kështu, katër migrantë nga Afganistani dhe Irani janë gjetur në një tren tansportues mallrash, duke tentuar të futen në Maqedoni.

Ata janë gjetur në stacionin hekurudhor në Gjevgjeli, në një tren që udhëtonte nga Greqia për në Maqedoni.

Tre afganë dhe një iranianë u gjetën gjatë kontrollit të vagonave nga një ekip i patrullave të përziera të policisë dhe doganave. /Telegrafi/

*Foto Ilustrim