Telegrafi

Kapen me heroinë, kanabis e armë, 11 të arrestuar

Është finalizuar operacioni i përbashkët I policisë së shtetit me Policinë e Malit të Zi, Qendrën për Bashkëpunim Rajonal SELEC, Rumani rajonal i koduar “TRICK”, duke arrestuar në total 11 persona, nga të cilët një shtetas shqiptar nga Malësi e Madhe, konkretisht shtetasi: Ndue Pepaj, ndërsa shtetasit e tjerë janë nga Mali i Zi.

Gjatë kohës së hetimeve këtij grupi i janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndë narkotike Cannabis Sativa, Heroinë e armë zjarri.

Nuk jepen më tepër detaje, pasi në lidhje me këtë grup kriminal hetimet e përbashkëta janë në vijim.