Site icon Telegrafi

Kapen hajnat e jelekëve të grave

Hajnat e jelekëve të markës “Triumph” janë kapur në krahinën Samut Prakan afër Bangkokut, raporton gazeta “Bangkok Post”. Më këtë rast policia ka kapur edhe 2.672 palë jelekë të ri të kësaj marke.

Aksioni policor është nisur pas padisë së kompanisë Body Fashion (Thailand) Co. prodhuesit lokal të të brendshmeve “Triumph”, se nga depoja e tyre në Samut Prakan u janë vjedhur 30.000 palë jelekë.

Exit mobile version