Site icon Telegrafi

Kapen hajnat duke vjedhur përmes dritareve të trenave në lëvizje (Video)

Policia në Buenos Aires të Argjentinës, ka publikuar pamjet kur hajnat vjedhin nga dritaret e hapura të trenave që janë në lëvizje.

Ata shfrytëzojnë kohën kur bëhet nisja, pasi që lëvizja është më e ngadaltë, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, janë ndaluar shumë hajna të tillë, të cilët rrezikojnë të lëndohen teksa kryejnë këto veprime.

Udhëtareve iu është bërë e ditur, për rrezikun që mund kenë kur qëndrojnë pranë dritareve dhe iu kërkohet t’i mbajnë afër çantat, telefonat dhe gjërat tjera me vlerë. /Telegrafi/

Exit mobile version