Site icon Telegrafi

Kapen grabitësit e kishave në rajonin e Pollogut

Foto: Ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë i sqaroi gjashtë vjedhjet e rënda nëpër kishat në Tetovë, Kopanicë, Radiovcë dhe Podbregjë.

XH.M (22) dhe një i mitur (17), nga fshati Ozormisht janë kryerësit e vjedhjeve. Ata e kanë pranuar një gjë të tillë, gjatë bisedës me policinë.

Të dy personat kanë shkaktuar dëme materiale gjatë vjedhjeve, dhe se kanë përfituar paligjshëm 100 euro./Telegrafi/

*foto Ilustrim

Exit mobile version