Site icon Telegrafi

Kapen gjashtë vjedhës në Çegran të Gostivarit, zbardhen 27 vjedhje të rënda

Foto: Ilustrim

SPB Tetovë ka zbardhur 27 vjedhje të rënda dhe tentim-vjedhje dhe tek Prokuroria Publike në Gostivar, ka ngritur kallëzim penal kundër 6 personave të mitur nga fshati Çegran i Gostivarit, prej të cilëve 3 janë të moshës 15-vjeçare dhe po aq të moshës 17-vjeçare.

Gjashtë të miturit dyshohen se në periudhën prej nëntor 2018 deri gusht 2019, duke vepruar si grup dhe me përdorimin e forcës kanë vjedhur në shtëpitë e të punësuarve të përkohshëm jashtë vendit nga Çegrani, si dhe në objekte tjera në këtë fshat, duke përvetësuar ar, mjete, veshje dhe prodhime teknike.

Mjetet e vjedhura, të dyshuarit i kanë vendosur në në objekt të braktisur (stallë në Çegran), ndërsa më pas i kanë shitur.

Shuma e përgjithshme që vlerësohet se të dyshuarit e kanë përvetësuar është 418 mijë denarë, ndërsa kanë shkaktuar dëm material prej 224 mijë denarë./Telegrafi/

Exit mobile version