Telegrafi

Kapen dy të mitur me lëndë narkotike në një shkollë në Durrës

Mëngjesin e sotëm, në shkollën “Neim Babameto” në Durrës një djalë dhe një vajzë 12-vjeç janë kapur më lëndë narkotike.

Sasia e drogës është kapur teksa fëmijët po e kalonin atë dorë më dorë.

Ndërkohë një djalë ka konsumuar një sasi të vogël drogë para se të hynte në procesin mësimor.

Droga iu gjet të miturve gjatë një kontrolli rutinë nga punonjësit e sigurisë.

Drejtori i Policisë vendore Skënder Hita ka konfirmuar edhe për Euronews Albania se kjo ngjarje është regjistruar dhe po vijojnë hetimet.

Policia nuk jep detaje të tjera për këtë çështje. /Telegrafi/