Telegrafi

Kapen duke vjedhur në dyqan, habitet sigurimi kur kupton ku i kishin fshehur gjërat e vjedhura (Foto/Video)

Dy gra janë zënë duke vjedhur gjësende të ndryshme në një dyqan, ndërsa gjërat që i kishin vjedhur i kishin fshehur në brekë.

Një video e publikuar në internet, shfaq momentin kur gratë dorëzojnë sendet që i kishin vjedhur që i kishin fshehur në brekë, transmeton Telegrafi.

Por linjat trupore në veçanti të pasmet kishin tërhequr vëmendjen e anëtarëve të sigurimit, të cilët në kamera kishin vërejtur se forma e tyre trupore ishte e pazakontë.

Lexo po ashtu Tentoi të plaçkit udhëtarët në autobus, por e pësoi keq (Foto/Video, +18)

Ngjarja e filmuar nga kamerat e sigurisë, raportohet se ka ndodhur në Brazil derisa lokacioni i saktë nuk dihet ende.

Kjo video është postuar në LiveLeak, dhe ende pa kaluar 24 orë nga publikimi është duke bërë xhiron e botës, pasi është shikuar mbi 111 mijë herë. /Telegrafi/