Telegrafi

Kapen 12 imigrantë nga Siria, ndalohet një 23-vjeçar nga Shkupi

SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër B.M. (23) nga fshati Studeniçan, Shkup, për shkak të dyshimit për veprën penale “kontrabandim me imigrantë”.

“Me datë 13.10.2023, në pjesën e autostradës nga vendkalimi i pagesës Ramanli deri në vendkalimin kufitar Tabanoc, punonjësit e policisë kanë kryer kontroll në veturën “Volkswagen Bora”, me të cilën ai e drejtonte, gjatë të cilit janë zbuluar 12 imigrantë nga Siria, katër prej të cilëve ishin të mitur”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/