Site icon Telegrafi

Kapen 11 kilogramë heroinë që nga porti i Durrësit niseshin për në Itali

Një sasi lënde narkotike, e dyshuar si heroinë, është gjetur në kabinën e një kamioni që do të udhëtonte mbrëmjen e sotme drejt Italisë.

Policia bën të ditur në një deklaratë se është kapur një sasi prej 11 kilogramësh heroinë. Kamioni që po kryente procedurën e imbarkimit në tragetin e linjës Durrës -Ankona që niset nga Durrësi në orën 19:00 kishte ngarkesë konfeksionesh për tregun italian.

Kamioni që po kryente procedurën e imbarkimit në tragetin e linjës Durrës -Ankona që niset nga Durrësi në orën 19:00 kishte ngarkesë konfeksionesh për tregun italian, raporton tch.

Policia bën të ditur se kishte informacione paraprake për ngarkesën e paligjshme në kamion, e cila u zbulua pas kalimit te mjetit në skaner.

Drejtuesi i kamionit me targa AA 943 OO është ndaluar nga policia kufitare.

 

Exit mobile version