Telegrafi

Kapen 10 kilogram marihuanë në Gostivar

SPB e Tetovës bën të ditur se policia ka gjetur një sasi marihuane, gjatë kontrollit në shtëpinë e A. Xh nga Gostivari, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pronari i shtëpisë nuk ka qenë në shtëpi në momentin e kontrollit, ndërkaq policia është vënë në kërkim të tij. Kontrolli është kryer me urdhër gjyqësor, kurse janë gjetur rreth 10 kilogram marihuanë./Telegrafi/