Një kapele që i përkiste Napoleon Bonapartit kur ai ishte në krye të perandorisë franceze në shekullin e 19-të, do të dalë në shitje në ankand në Paris sot.
Kapela e zezë e kastorit me dy ‘brinjë’ vlerësohet midis 600,000 dhe 800,000 euro, transmeton Telegrafi.
Historianët thonë se kapelja ishte pjesë e markës së Napoleonit. Ajo e bënte atë të dallueshëm në betejë.
Ai zotëronte rreth 120 kapele dykëndëshe gjatë viteve, me vetëm 20 që mendohet se mbijetuan – shumica në koleksione private.
Kapela po shitet së bashku me relikte të tjera të Napoleonit, të mbledhura nga një industrialist që vdiq vitin e kaluar. /Telegrafi/