Telegrafi

Kapelat prej kashte që nxjerrin luks të qetë: Shihni modelet tona të preferuara

Këto do të dëshironi t’i keni në valixhen tuaj këtë verë

Tridhjetë gradë Celsius do të thotë vetëm një gjë – ne nuk shkojmë askund pa një kapele prej kashte.

Përveç kremrave luksoze për diellin, rrobave të banjës dhe një peshqiri të ri plazhi, gjëja e domosdoshme që duhet të paketoni në valixhen tuaj këtë verë është një kapele prej kashte.

Pa diskutim zgjedhja e preferuar e personaliteteve të famshme të modës dhe çelësi i një pamjeje magjepsëse në bregdet, kapelat janë pjesë e domosdoshme që në radhë të parë kanë rolin të na mbrojnë nga rrezet e dëmshme të diellit. Dhe më pas, çdo kombinim mode e bëjnë të kompletuar dhe të rafinuar, qoftë kapelën vetëm me rroba banje apo këmishë dhe espadrila.

Miu Miu, Loewe dhe Jacquemus kanë modelet më në trend këtë sezon, por mund të gjeni edhe variante më të lira në raftet e markave të larta. Mos harroni edhe perlat lokale, transmeton Telegrafi.

Shikoni të preferuarat tona në galerinë e mëposhtme.

/Telegrafi/