Telegrafi

Kapela që i përkiste Napoleon Bonapartit është shitur në ankand për 1.9 milion euro

Kapelja që i përkiste sunduesit të perandorisë franceze të shekullit të 19-të, Napoleon Bonapartit, është shitur për 1.9 milionë euro në një ankand në Paris.

Blerësi i kapelës nuk është bërë i ditur.

Ndryshe, ai zotëronte rreth 120 kapele, prej të cilave kanë mbetur vetëm 20.

“Njerëzit e njihnin këtë kapelë kudo. Kur e panë atë në fushat e betejës, ata e dinin se Napoleoni ishte atje”, tha drejtuesi i ankandit Jean Pierre Osenat.

“Dhe kur ishte vetëm, ai e kishte gjithmonë në kokë ose e kishte në dorë dhe ndonjëherë e hidhte në tokë. Kjo kapelë ishte imazhi – simboli i perandorit”, shtoi ai.

Siç bëhet e ditur nga mediat, përveç kapelës në ankand përfshihen edhe artikuj të tjerë, si një pjatë argjendi dhe një çantë prej druri e mbushur me brisqe, furça dhëmbësh argjendi e gërshërë. /Telegrafi/