Telegrafi

Kapela kompleton pamjen dhe veshjen tuaj

Është bërë e zakonshme për kreatorët e modës të përfshijnë kapelat në ofertat e tyre sezonale të produkteve, duke u munduar kështu që të mbajnë aktive mbajtjen e kapelave tek përcjellësit e modës së fundit.

Llojet më të shpeshta të kapelave të tipit “millinery” janë “straw hat”, me materiale te lehta për stinën e pranverës dhe verës, dhe “felt hat” me materiale te trasha për stinën e vjeshtës dhe dimrit

Ngjarjet me te adekuate për mbajtjen e kapelës “millinery” janë koktejet, dasmat, operat premierat teatrale, ekspozitat.

Kapela është një mënyrë e shkëlqyeshme për të potencuar fytyrën e juaj. Përveç kësaj, kapela do t’ju shërben për të kompletuar veshjen e juaj, si për raste të zakonshme, ashtu edhe në raste të veçanta. Mu për shkak se kapelat nuk mbahen sot nga çdo person, do t’ju veçoj juve nga masa, duke shtuar origjinalitetin në sytë e shoqërisë. /Telegrafi/