Kapela e Indiana Jones ka dalë në shitje për një shifër marramendëse në Los Angeles. Shtëpia e ankandit, Prop Store, organizon një ankand, i cili do të mbahet nga 19 qershori deri më 1 korrik të këtij viti.
Ndërsa kapela, të cilën Harrison Ford e ka mbajtur në filmin “Indiana Jones” nga viti 1984, pritet të vlerësohet ndërmjet 150.000 dhe 250.000 dollarë.
“Producentët e kanë porositur kapelën nga prodhuesi londinez i kapelave, Herbert Johnson”, ka treguar drejtori i shtëpisë së ankandit, Brandon Alinger.
Pos kapelës së Indiana Jones, në ankand do të dalin në shitje edhe 1.200 nga Hollywoodi duke përfshirë shkopin dhe syzet e Daniel Radcliffe nga filmat “Harry Potter”, pastaj shpata e Tom Cruse nga filmi “The Last Samurai”, si edhe automjeti për golf i Brad Pitt nga filmi “Once Upon A Time…In Hollywood”.
Në ndërkohë është duke u përgatitur vazhdimi i pestë për Indiana Jones që do të jetë edhe filmi i fundit, në të cilin 78-vjeçari Harrison Ford do ta ketë rolin kryesor. /Telegrafi/