Një vajzë 4-vjeçare humbi vetëdijen pasi kapela e bluzës i kishte ngecur në një shufër të hekurt të lodrave në një park në Rusi, ku pas disa minutave që kishte ngecur i varur kishte mbetur pa oksigjen.
Fillimisht atë nuk e vëren askush Ksenia Kiryakova kur mbetet e varur në parkun e lodrave të qytetit rus Zlatoust. Ishte kapela e bluzës, që i kishte ngecur në shufër dhe po e ngufate, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur vogëlushja mundohet të shqelmoj me këmbë për t’ia tërhequr vëmendjen të tjerëve, por mësuesja dhe të tjerët as që e vërenin.
Me kalimin e minutave ajo humb vetëdijen dhe vazhdon të qëndrojë e varur. Por, një grua e cila kalon rastësisht e sheh dhe vrapon për ta shpëtuar. Me të kuptuar se ka humbur vetëdijen, e shtrinë në tokë duke u munduar ta ndihmojë duke e goditur me shuplaka në fytyrë.
Për fat të mirë ishte ndihma e shpejtë që u telefonua me urgjencë e shpëtuan, ndërsa vogëlushja aktualisht është në spital duke kryer teste të ndryshme që vërtetojnë nëse ka pësuar lëndime në tru. /Telegrafi/