Një grua nga Kina, që e kishte përpirë një kapak plastike të stilolapsit si fëmijë, u befasua kur kuptoi se ende e ka në trup edhe pas 40 vitesh.
Pacientja 49-vjeçare është shtruar në një spital në Shandong, me dhimbje të mëdha barku, transmeton Telegrafi.
Mjekët ia zbuluan objektin e huaj pasi i bënë fotografim të thellë në mushkëri, por nuk besonin se në pjesën e djathtë mund të jetë një kapak stilolapsi, derisa nuk e larguan një shtresë.
E tëra që ajo kujton, ishte se si nxënëse rreth nëntëvjeçare e ka përpirë një kapak plastik në shkollë. Megjithëse e kanë dërguar te mjeku, atë e lëshuan pasi nuk kishte asnjë simptomë.
Kështu kishte zgjatur për një kohë, derisa nuk ka hyrë në të 30-at. Prej atëherë dhe 19 vjet më pas, ajo ka pasur kollitje të shpeshta dhe të pakontrolluara.
Gjatë kontrollit, mjekët menduan se ajo ka djegie në mushkëri apo ndonjë inflamacion, por ‘objekti i errët’ i bëri ta studiojnë edhe më gjatë, derisa e zbuluan çfarë është.
Në pacienten është intervenuar me endoskopi, ndërsa bashkë me kapakun e stilolapsit, i është hequr edhe një pjesë e mushkërisë. Gjendja e saj është nën kontroll, ndërsa është duke u trajtuar në shtëpi. /Telegrafi/