Shëtitja nëpër një park të Shën Petërsburgut në Rusi, për një fëmijë ka mundur të ishte fatal, sepse ra papritmas në një kanalizim.
Derisa nëna po e shtynte karrocën, fëmija ecte nëpër barë dhe kaloi mbi kapakun, që nga pesha u hap në njërën anë dhe e futi atë brenda, transmeton Telegrafi.
Pa humbur kohë, nëna u hodh në aksion, duke u munduar ta nxirrte jashtë, derisa asaj i është vënë n ndihmë edhe një kalimtare.
Të dyja së bashku, arritën ta nxjerrin fëmijën nga thellësia, ku pësoi vetëm disa gërvishtje dhe gjendjen shëndetësore, tani e ka të mirë.
Rreziku nga kapakët e tillë që nuk janë të vendosura mirë, mund të jetë fatale për dikë që mund të ishte në errësirë, vetëm dhe me fuqi fizike jo të duhur. /Telegrafi/