Site icon Telegrafi

Kapakët sipër dritave i kanë dhënë një pamje shumë të çuditshme Nissan GT-R

Më mirë që modeli GT-R, nuk ka kapakë sipër dritave, sepse do kishte dukje shumë të çuditshme

Vetura GT-R, mund të konsiderohet si një prej modeleve më me stil të prodhuara në Japoni, andaj vështirë së dikush do donte që të ndryshonte diçka në të, transmeton Telegrafi.

Por, është pikërisht artisti Khyzyl Saleem, që ka bërë modifikime në këtë Nissan, duke ia fshehur dritat nën kapakë.

Dukja që ka marrë kjo makinë me LED të fshehur, është shumë e çuditshme, ndërsa mund të krahasohet me stilin që kanë disa makina klasike.

“Kërkoj falje për këtë, megjithëse nuk më vije keq. Vetëm doja të shihja se si duket në këtë formë, derisa më vjen mirë, që Nissan nuk e ka prodhuar me kapakë sipër dritave”, ka thënë vet artisti Saleem, për dukjen që ka marrë makina.

Shumë vetura në të kaluarën, i kanë pasur këto kapakë sipër dritave, që konsideroheshin si  moderne dhe pjesë që do duhej t’i kishin makinat e asaj kohe. /Telegrafi/

Exit mobile version