Site icon Telegrafi

Kapaciteti turistik i Maqedonisë prezantohet në Barcelonë

Në panairin e turizmit kongresional dhe udhëtimeve afariste që mbahet në Barcelonë, u promovuan kapacitetet turistike të Maqedonisë, bën të ditur Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit.

Sipas tyre, Maqedonia është trajtuar si destinacion i pa zbuluar për turizëm kongresional, që ofron mundësi shtesë në kohën e organizimit të ndonjë aktiviteti, në aspekt të kënaqjes në natyrë, njohjes me kulturën, mundësi për aventura, si edhe praktikimi i aktiviteteve sportive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në panair janë realizuar takime me operatorë turistik dhe kompani që kërkojnë destinacione të reja për mbajte konferencash, seminaresh dhe aktivitete tjera të ngjashme./Telegrafi/

Exit mobile version