Parkimi i veturave nëpër trotuare dhe në afërsi të parqeve në kryeqytet tashmë është kthyer në një problem për banorët.
Qytetarë të lagjes “Universiteti”, kanë dërguar fotografi ku shihen vetura të parkuara nëpër trotuare afër Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë si dhe në zonën e parkut te Fakulteti Teknik.
Sipas qytetarëve, me këtë problem ballafaqohen nga e hëna deri të premten, gjatë ditëve të punës dhe këmbësorët nuk kanë ku të ecin nëpër trotuaret e bllokuara nga veturat. Sipas tyre, kjo po paraqet rrezik edhe për fëmijët të cilët e frekuentojnë parkun afër Fakultetit Teknik.
Telegrafi më poshtë ju sjell disa fotografi nga kjo pjesë e qytetit kur parkohen veturat. /Telegrafi/