Tërheq vëmendjen përplasja në seancën e së hënës.
Flakët dhe tymueset e hedhura nga opozita të Hënën në sallën e Kuvendit kanë tërhequr gjerësisht vëmendjen e mediave prestigjioze ndërkombëtare.
“Opozita proteston kundër buxhetit me bomba tymuese dhe zjarr në parlament”, është titulli i agjencisë më të madhe ndërkombëtare të lajmeve Reuters.
“Opozita shqiptare prish seancën për votimin e buxhetit me flakë dhe karrige të grumbulluara në Parlament”, është titulli i agjencisë tjetër të madhe Associated Press.
“Deputetët hodhën bomba tymuese në mes të sallës në një tentativë të dështuar për të penguar buxhetin e 2024-ës”, shkruan prestigjiozja britanike “The Guardian”.
“Politikanët e opozitës hedhin tymuese me ngjyra në parlament”, është titulli i medias publike britanike BBC.
“Kaos në Shqipëri. Opozita ndez fishekzjarre dhe hedh tymuese në parlament. Më pas shpërthejnë flakët”, shkruan e përditshmja italiane Corriere della Sera.
Ndërsa austriakja “Kurir” komenton “Bomba tymuese në parlament: Votim i zjarrtë i buxhetit në Shqipëri”./Tv Klan