Site icon Telegrafi

Kaos te madrilenët, Ramosi fjaloset me Perezin: Më paguaj dhe do të largohem prej klubit

Sergio Ramos dhe Florentino Perez (Foto by Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Eliminimi i Real Madridit nga Liga e Kampioneve provokoi zemërimin e zyrtarëve të klubit.

Presidenti i skuadrës madrilene, Florentino Perez thuhet se ka pasur një debat të ashpër me kapitenin, Sergio Ramos.

E gjithë kjo pasi që mbrojtësi nuk kishte pasur të drejt të paraqitet në ndeshjen kthyese kundër Ajaxit, ku kjo e fundit triumfoi me rezultat 4:1 në Santagio Bernabeu.

Sergio Ramos dhe Florentino Perez (Foto by Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Presidenti vazhdoi për disa minuta të debatoj në zhveshtore, duke sulmuar lojtarët për mungesën e përkushtimit, duke shkuar aq larg sa që ka përdorur termin “ndihem i turpëruar”.

Në atë pikë, Ramos u përgjigj, duke akuzuar Perezin dhe bordin për planifikim të dobët dhe duke i fajësuar ata për sezonin katastrofal.

Lexo po ashtu Eliminimi nga Liga e Kampionëve dhe Kupa e Mbretit, kampionati shumë larg: Fajtorët, shitjet, blerjet dhe trajneri i ardhshëm

“Më paguani dhe unë do të largohem”, tha kapiteni në nxehtësinë e debatit. Dhe pastaj, duke parë drejtpërdrejt presidentin, Ramos vazhdoi “Unë kam dhënë gjithçka dhe kam shkatërruar ‘mushkëritë’ për këtë klub, madje edhe për ty”.

Ndryshe, Reali sot është raportuar se po përgatitet për një revolucion në ekip ku do të ketë ndryshime të mëdha te lojtarët dhe stafi teknik. /Telegrafi/

Exit mobile version