Autoritetet në Portland i kanë shpallur demonstratat pas zgjedhjeve si trazira, ku edhe ka intervenuar Garda Kombëtare për ta vënë nën kontroll situatën.
Nëpër rrugët e qytetit më të madh të shtetit amerikan Oregon, janë shënuar një sërë incidentesh, janë thyer dritare të dyqaneve dhe janë djegur kontejnerët e mbeturinave, e policia ka arrestuar të paktën 11 persona, transmeton Telegrafi.
Dy grupe të demonstruesve ishin nisur nga pjesë të ndryshme të qytetit duke lëvizur drejt qendrës. Njëri grup ka bllokuar trafikun, derisa tjera ka parakaluar nëpër qendër.
Protesters just tried to break windows of Starbucks then began vandalizing ATM. We’re here to document this event but it’s clear they don’t want to be filmed. @fox12oregon pic.twitter.com/IuxaaRsimB
— Brenna Kelly (@BrennaKellyNews) November 5, 2020
Ata hidhnin koktej molotovi dhe shishe të xhamit, kurse është konfirmuar se një person ka pasur me vete pushkë. E policia ka publikuar fotografitë e mjeteve që i ka konfiskuar nga demonstruesit ku kishte edhe çekiçë dhe sprej me ngjyrë.
Policia gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve të lirojnë zonën ku kanë ndodhur incidente, duke paralajmëruar se “ata që kapen do të arrestohen dhe nëse është nevoja do të përdoret edhe forca”. /Telegrafi/
These are some of the items law enforcement has seized tonight from custodies. Commercial grade fireworks, hammers, spray paint. pic.twitter.com/L4paG54Tqo
— Multnomah Co. Sheriff’s Office (@MultCoSO) November 5, 2020