Site icon Telegrafi

Kaos i ri në Venezuelë, përleshje në kufi me Brazilin

Përleshjet e reja shpërthyen mes protestuesve dhe anëtarëve të Gardës Kombëtare të Venezuelës në kufirin me Brazilin.

Dhjetëra venezuelas që erdhën në qytetin kufitar Pakarajma kanë hedhur gurë ndaj forcave venezuelase, të cilët u janë përgjigjur me gaz lotsjellës.

Stacioni televiziv brazilian Globo transmetoi një video që tregonte një ushtar brazilian duke iu afruar kufirit dhe duke u bërë thirrje ushtarëve venezuelas të qetësoheshin dhe u kërkoi protestuesve dhe gazetarëve të tërhiqen, transmeton  AP.

Të shtunën, një fushatë e ndihmës humanitare e nisur nga SHBA u vu nën rezistencë të fortë nga forcat e sigurisë të Venezuelës duke qëlluar me  gaz lotsjellës demonstruesit dhe dy vetë humbën jetën dhe u lënduan rreth 300 të tjerë.

Përleshjet zgjatën gjatë gjithë ditës në dy urat që lidhin Venezuelën me Kolumbinë.

Exit mobile version