Trazira intensive dhe të përhapura kanë ndodhur në të gjithë Francën, pas qëllimit dhe vrasjes së një 17-vjeçari gjatë ndalimit të trafikut.
Dhe disa pamje të publikuar në rrjetet sociale treguan momentin kur ndodhi vrasja e tij nga policia.
Bëhet fjalë për vrasjen e Nahel M, në periferinë e Parisit, Nanterre, më 27 qershor, përcjell Telegrafi.
Trazirat shpërthyen më vonë po atë ditë dhe kanë vazhduar çdo ditë që atëherë, duke u përhapur në të gjithë vendin.
Oficeri i përfshirë i ka kërkuar falje familjes dhe është akuzuar për vrasje me dashje.
Ndërkohë, është raportuar për qindra arrestime në të gjithë Francën ndërsa trazirat vazhduan për natën e katërt.
Njerëzit kanë dalë në rrugë për katër netë radhazi për të protestuar, duke djegur makina, duke hedhur gurë dhe fishekzjarre dhe duke plaçkitur dyqanet.
Sipas autoriteteve, 45,000 policë shtesë, duke përfshirë xhandarë paraushtarakë, ishin vendosur në të gjithë Francën të premten – 5,000 më shumë se një natë më parë.
Mediumi prestigjioz BBC ka sjellë një video përmes së cilës tregon kronologjinë e ngjarjeve. /Telegrafi/