Telegrafi

Kaos për shkak të borës në Evropë

Lufthansa po punon me një plan të veçantë fluturimesh. Probleme ka edhe në qarkullimin e trenave dhe në rrugë, ku po shënohen vonesa të mëdha. Në disa pjesë të Gjermanisë është ndaluar qarkullimi i kamionëve.

Shërbimi meteorologjik njofton se edhe ditët e ardhshme do të bjerë dëborë në Gjermani. Kushte të ngjashme po mbretërojnë edhe në shumë vende të tjera evropiane. /Dw/Telegrafi/