Tifozët e Manchester Cityt dhe Interit që po marrin pjesë në finalen e sontme të Ligës së Kampionëve po përballen me një mbrëmje kaosi transporti me grupet e tifozëve që paralajmërojnë për vonesa të gjata nga autobusët e linjës falas të vendosur nga UEFA dhe disa tifozë që shihen duke vrapuar në një autostradë të ngarkuar.
Organi qeverisës u kishte kërkuar pjesëmarrësve që të nisnin rrugën për në stadiumin Ataturk nëntë orë përpara nisjes për shkak të transportit publik të kufizuar dhe arenës me kapacitet 72,000 ulësesh që ishte e aksesueshme vetëm nëpërmjet një rruge.
Dhe në fund të udhëtimeve të tyre të mundimshme, fansat tani po përballen me pritje të gjata për të kaluar kontrollet e sigurisë.
Disa tifozë të Cityt u panë duke dalë nga taksitë dhe duke vrapuar në një rrugë të bllokuar për të arritur në stadium, i cili është më shumë se 24 kilometra larg stadiumit, raporton Mirror.
Të dy klubeve u është dhënë një zonë tifozësh jashtë stadiumit ku shërbejnë ushqim dhe birrë në një përpjekje që ata të joshen në zonë disa orë më herët se finalja.
Atmosfera mes të dy grupeve të tifozëve ka qenë e mirë, me tifozët e Cityt që mblidhen në një rrugë të mbushur me bare të lira pranë Sheshit Taksim.
Por. pas mbërritjes në stadium ata do të përballen me tre kontrolle sigurie dhe një prani të madhe policie dhe kjo ka çuar në vonesa të mëtejshme. /Telegrafi/
Man City fans abandon taxis and WALK along the motorway amid miile-long queues to reach the Atatürk Stadium.#UCLfinal pic.twitter.com/sRVlfZhIJb
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) June 10, 2023