Site icon Telegrafi

Mbyllen konviktet në Toronto, arrestohet një burrë i armatosur (Video)

Disa ndërtesa në kampin e universitetit të Torontos aktualisht janë duke qëndruar të mbyllura, për shkak të raportimeve se një njeri i armatosur është parë duke shëtitur me pushkë në dorë.

Policia e Torontos ka arrestuar burrin e armatosur që gjendej në ndërtesën e universitetit, raportojnë mediat lokale, transmeton Telegrafi.

Aktualisht janë duke u kryer bastisje në ndërtesën kryesore të kampit, ndërsa ndërtesat përreth janë mbyllur dhe evakuuar. /Telegrafi/

Exit mobile version