Telegrafi

Kaos në rrugët e Parisit: Policia hodhi gaz lotsjellës ndaj protestuesve, ata iu përgjigjën me gurë

Policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve në Place de la Concorde në Paris. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë protestuesit që godasin me gurë policinë.

Siç theksohet, më shumë se shtatë mijë demonstrues u mblodhën në sheshin e Parisit në shenjë proteste kundër reformave në sistemin e pensioneve.

Siç raportojnë mediat e huaja, tashmë policia po largon protestuesit nga sheshi.

Linjat e policisë me mburoja dhe shkopinj përparuan drejt sheshit, ndërsa të tjerët hodhën topa uji pasi një zjarr u ndez në mes të rrugëve kryesore të kryeqytetit.

Kujtojmë se mijëra demonstrues u mblodhën sonte në Place de la Concorde në Paris, përballë Asamblesë Kombëtare.

Demonstruesit u mblodhën në protestë pasi kryeministrja, Elizabeth Bourne njoftoi më herët sot se qeveria e saj do të zbatonte reformat e pensioneve duke shfrytëzuar një të drejtë kushtetuese pasi qeveria e pakicës që ajo drejton nuk arriti të marrë mbështetjen e nevojshme nga Partia Republikane Konservatore në opozitë.

Politikani i ekstremit të majtë, Jean-Luc Mélenchon pohoi se ligji “nuk ka legjitimitet”. Ai e përshkroi vendimin e presidentit francez, Emmanuel Macron si një “dështim spektakolar”. /Telegrafi/