Telegrafi

Kaos në rrugët e Londrës, tifozët e West Hamit sulmojnë autobusin e Man. Unitedit (Foto/Video)

Është shtyrë takimi mes West Ham Unitedit dhe Manchester Unitedit i vlefshëm për Ligën Premier.

West Ham dhe United është dashur të takohen në xhiron e mbetur të Ligës Premier me fillim në ora 20:45.

Por, takimi është shtyrë për një kohë pasi huliganët e skuadrës londineze kanë sulmuar autobusin e futbollistëve të Uniteidt.

Kjo ka bërë që ndeshja të shtyhet për pak çaste meqenëse lojtarët nuk kanë mundur të arrin në stadiumin Queen Elizabeth Olympic Park.

Për United ky takim mund të llogaritet si kryesori i sezonit pasi që në rast fitoreje do t’ia rrëmbente vendin e katërt rivalit lokal, Manchestwer Ciyt, e cila pozitë dërgon në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=N6IsLKDdol4