Site icon Telegrafi

Kaos në qendrën për patentë-shofer

Radhë të gjata njerëzish janë krijuar para qendrës së aplikimit për patentë-shofer, në Prishtinë. Numri i madh i kandidatëve ka shkaktuar edhe kaos gjatë ditës së martë, që për normalizimin e situatës nuk ka munguar edhe ndërhyrja e forcave të policisë. Megjithëse kjo situatë kaotike është duke vazhduar tash e një kohë të gjatë, aplikuesit po ankohen për mungesë të shërbimit dhe kaos në zyrat e qendrës.

Sipas kandidatëve të cilët ankoheshin se janë duke pritur në temperatura të ulëta me orë të tëra, po presin deri në 1 muaj për t’iu nënshtruar këtij testi. “E di që duhet brenda 3 dite të paraqitem në provim, por këtu më kanë caktuar 3 javë pritje, sot është dashur edhe ndërhyrja e Policisë për të qetësuar situatën”, tha njëri nga kandidatët E. Zeneli. /Zëri/Telegrafi/

Exit mobile version