Kolonë të makinave, bori, rrugë të bllokuara për ndihmën e shpejtë. Kjo ka ndodhur para Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve dhe është fotografi që shfaqet çdo ditë para Qendrës Klinike.
Nga pamjet e publikuara nga Nova TV, mund të shihet se si makina e ndihmës së shpejtë është e bllokuar, ndërsa shoferët tjerë nuk bëjnë asgjë përveç ngritjes së duarve. Kjo dramë ka zgjatur 15 minuta, ndërsa dihet se për të shpëtuar jetën e njeriut e rëndësishme është çdo minutë.
Problemi me parkingun e Qendrës Klinike akoma nuk është zgjidhur. Të punësuarit thonë se pas orës 08:30 është e pamundur të gjejnë parking në Qendrën Klinike.
Disa makinat i parkojnë në zonat e gjelbra, para dhe pas klinikës. Ndërsa edhe pse ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka premtuar ndërtim të garazheve me kate, nga kjo nuk ka asgjë.
Në një situatë të këtillë, pa u ndërmarrë masa, kaosi me parkimin e makinave do të vazhdojë çdo ditë dhe do të jetë e pamundur për t’u futur në Qendrën Klinike./Telegrafi/