Site icon Telegrafi

Kaos në një pikë karburanti në Irlandë: Godet veturën para saj, më pas i bërtet shoferes dhe në fund i hedh kanaçe në automjet

Shpesh është e vështirë të ruash qetësinë gjatë vozitjes, por një grua në Irlandë e dërgoi “zemërimin e saj në një nivel tjetër” pasi u kap duke përplasur automjetin e saj me veturën para saj në një pikë karburanti.

Pamjet tregojnë gruan e zemëruar duke drejtuar Toyotan me shpejtësi të madhe dhe e përplas me pjesën e pasme të një Fordi në stacionin e benzinës “Applegreen” në Dullic, County Meath.

Gruaja e zemëruar më pas doli nga vetura dhe i bërtiti shoferit tjetër përpara se të hidhte një kanaçe me pije në xhamin e përparmë të automjetit tjetër, por nuk ka shkaktuar asnjë dëm material.

Ajo më pas shkon te dritarja e veturës së viktimës dhe bërtet, ‘Ti je një kuçkë e tmerrshme’.

Viktima, e cila mbeti në veturë gjatë sulmit të çuditshëm, mund të shihet duke telefonuar dikë në telefon ndërsa një grua tjetër i bërtet asaj.

Në fund, gruaja pastaj kthehet veturë para se të mbarojnë pamjet filmike. /Telegrafi/

Exit mobile version