Telegrafi

Kaos në Lubjanë për shkak të masave drastike të COVID-19: Protestuesit sulmojnë parlamentin slloven

Kundërshtarët e masave për të luftuar coronavirusin kanë protestuar sonte në Sheshin e Republikës në Lubjanë.

Ata kritikuan qeverinë duke i thirrur edhe të japin dorëheqje. Pas dy orësh, ata ndezën pishtarë dhe filluan t’i hedhin në Parlamentin e Sllovenisë.

Disa policë u plagosën në trazirat gjersa helikopterët fluturuan mbi qytet. Protestat, për të cilat policia vlerësoi se morën pjesë më shumë se 8,000 persona, u qetësuan rreth orës 22:30.

Protestuesit, të cilët u mblodhën sot në Sheshin e Republikës në Lubjanë, kishin dy kërkesa: ndryshimin e masave për të luftuar COVID-19 dhe zgjedhje të parakohshme.

Lexo po ashtu Shoferët e pavaksinuar nuk do të mund të blejnë karburante në Slloveni

Para protestës, organizatorët bënë thirrje për një tubim paqësor, por incidenti ndodhi sapo një person i panjohur hodhi një shishe ndaj njërit prej policëve që ruanin tubimin.

Ndryshe, qeveria sllovene ka vendosur që shoferëve të veturave të cilët nuk janë vaksinuar të mos iu shitet karburant. /Telegrafi/