Site icon Telegrafi

Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, tymi pushton sallën dhe përmbysen karriget

Deputetët e opozitës kanë ndezur disa tymuese në Kuvendin e Shqipërisë, gjatë zhvillimit të seancës së sotme plenare.

Tymueset u ndezën pasi më herët deputetët e opozitës kanë përmbysur karriget, duke e bërë thuajse të pamundur zhvillimin e seancës plenare.

Këto zhvillime vijnë pas protestës disa-ditore të deputetëve të opozitës, të cilët pretendojnë se Kuvendi është kthyer në një mekanizëm në shërbim të kryeministrit Edi Rama.

Kujtojmë se pak ditë më parë, disa deputetë të opozitës hyjnë nga dritaret në Kryesinë e Kuvendit, pas vendimit për përjashtimin e 26 ligjvënësve të opozitës nga Parlamenti. /Telegrafi/

Exit mobile version